Jet ski përplaset me skafin e policisë në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

15 Qershor 2026, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare, e për pasojë ka humbur jetën një person. Ky i fundit, sipas policisë, është rreth 22 vjeç.

I riu po lundronte shumë shpejt me jet ski kur është përplasur me skafin e policisë, të ankoruar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Edhe pse u transportua në spital, 22-vjeçari Albiano Kreçi

nuk ia doli të mbijetonte, prej plagëve të marra.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

sidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

 


Video