Në Tiranë protestohet kundër tij, Rama ekspozon veprat e tij si artist në Zvicër (VIDEO)

15 Qershor 2026, 22:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama ne Zvicer

E ndërsa në Tiranë, protesta kundër tij ka hyrë në ditën e 16, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bazel të Zvicrës.

Prania e tij në Bazel përkon me zhvillimin e Art Basel, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në nivel botëror, ku kreu i qeverisë shqiptare është pjesë e programit zyrtar.

Ndërkohë, ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga Zvicra, ku në sfond shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë ekspozitës artistike.


Videoja e publikuar nga Zagani ka ngjallur reagime në rrjet, pasi në Tiranë protestat vijojnë dhe kërkesat e qytetarëve mbeten të pandryshuara prej 16 ditësh radhazi, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të jetë i pranishëm në Gjenevë, ku po prezanton punimet e tij artistike në kuadër të një ekspozite të hapur për publikun.

Sakaq, ish-oficeri Dritan Zagani që prej vitesh jeton me azil politik në Zvicër.

Ai u detyrua të largohej nga vendi pasi denoncoi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin e trafikantëve të drogës të Moisi Habilajt.  


Video