
Një operacion i policisë së shtetit dhe departamentit kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar ka bllokuar një server në kryeqytet në një bazë e cila kodonte telefonat celularë për komunikime të pa gjurmueshme.
Baza e gjetur në Tiranë është në rruga "Mahmut Fortuzi" dhe është zbuluar pas 4 muaj hetimesh. Operacioni është në vijim.
Policia e shtetit ka mundur të sigurojë pamjet e klientëve që kanë koduar telefonat përgjatë disa javëve tek ky servis.
Me anë të këtyre telefonave dhe aplikacioneve të koduara kryhet trafik droge e trafik armesh.
Në hetim është një teknik 35 vjeçar, banues në Tiranë, me origjinë nga Saranda.
Aplikacionet e kodimit janë të tilla si Encrochat, BQ, Signal, etc.
Telefona dhe aplikacione të tillë punojnë të koduar me internet pa karta SIM.