Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Nga 666 testime të kryera, rezultuan 33 të infektuar të tjerë, ndërkohë që të shëruarit nga virusi janë 24 orë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërkohë që janë 358 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.