Atentat ndaj djalit të policit në Shijak

16 April 2022, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentat ndaj djalit të policit në Shijak

Një 31-vjeçar në Shijak i ka shpëtuar për mrekulli një atentati në mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10 dhe objektivi i atentatit ka qenë Orland Paplekaj, djali i policit të rendit në Durrës, Prel Paplekaj.

31-vjeçari, i cili po udhëtonte me një kamionçine, është qëlluar nga një makinë tip ‘Golf’ dhe për pasojë ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autoreve. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe nëse atentati ndaj të riut ka lidhje me detyrën e babait.


Video