Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Analisti Ilir Yzeiri ka deklaruar nga studio e Top News se Top Channel mbylli emisionin Top Story, që e cilësoi si emisionin më të mirë investigativ në Shqipëri.
“Në televizionin tuaj, një nga emisionet investigative më të mira, Top Story, kishte shikime pa fund, edhe sot e kësaj dite vazhdon të klikohet, kur e dëgjoj një ditë që u hoq. Autorët e atij emisioni thanë se do të gjejnë mundësinë që ta transmetojnë diku tjetër. Kështu si ta quajmë, ta quajmë shkelje të lirisë, kufizim apo censurë?, deklaroi Yzeiri në emisionin “Politiko” në Top News.