Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e regjistruar mbrëmjen e sotme brenda një lokali në zonën e Don Boskos në Tiranë
Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një grua, e cila ishte banakierja e lokalit. Mësohet se ajo është vrarë aksidentalisht, ku e kanë zënë plumbat nga breshëria e kallashnikovit.
Mësohet se në spitalin e Traumës kanë mbërritur pesë persona të plagosur, mes tyre një fëmijë i cili ka marrë një plumb në këmbë.
Autorët dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët kanë lëvizur me dy motora. Nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurve.
Pritet një komunikatë zyrtare nga policia.