"Kërcet" arma në Tiranë, një e vdekur dhe dy të plagosur

12 March 2023, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kërcet" arma në Tiranë, një e vdekur dhe dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet për një viktimë dhe dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në zonën e Don Boskos. Dyshohet se viktimë ka mbetur banakierja e lokalit. 

Ende nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje dhe kush është përfshirë në të.

Pritet që më pas të dalin të dhëna nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë.


Video