Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka publikuar ditën e sotme në hrupin e tyre në Telegram të dhëna të tjera të marra nga hakerat shqiptare përmes hakerimit
Në katër dosje voluminoze, grupi i hakerave shpërndan e-mail-e që besohet të jetë hakeruar nga administrata e Ministrisë së Financave.
Në dokumentet e publikuara gjenden mes të tjerash shkresa me logo të Ministrisë së Financave dhe materiale nga sistemet online që përdorin punonjësit e kësaj ministrie.
Grupi “Homeland Justice” ka publikuar muajt e fundit një sërë dokumentash të autoriteteve shqiptare. Mes publikimeve kanë qenë dhe dokumenta të klasifikuara “sekret”, që erdhën pasi do të deklaronte Rama se nga hakerat nuk janë marrë të dhëna sekrete.

