Avioni Tiranë-Perugia bën ulje emergjete në Rinas, pasagjerëve prej 3 orësh nuk u jepet asnjë sqarim

12 March 2023, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avioni Tiranë-Perugia bën ulje emergjete në Rinas,
Foto ilustruese

Avioni i një kompanie ajrore që bën linjën Tiranë-Perugia ka pësuar defekt teknik gjatë udhëtimit. Burime bëjnë me dije se avioni është kthyer nga rruga dhe ka bërë ulje në Rinas për shkak të defektit teknik.

Siç shihet dhe nga fotoja e udhëtimeve, nisja nga Tirana ka qenë në orën 12:30, por për shkak të defektit, avioni është kthyer dhe udhëtimi është shtyrë në një orë të papërcaktuar ende.

Mësohet se pasagjerët prej më shumë se 3 orësh kanë mbetur në Rinas dhe nuk u jep njeri sqarim mbi situatën.

Avioni Tiranë-Perugia bën ulje emergjete në Rinas,


Video