Tentoi të shpëtonte qenin, makina përplaset me shtyllën dhe kthehet përmbys në mes të rrugës

12 March 2023, 20:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të shpëtonte qenin, makina përplaset me shtyllën dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i një automjeti tip “Volswagen” dyshohet se gjatë përpjekjes për të shmangur një qen, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit. Pas përplasjes, automjeti ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Shoferi është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.


Video