Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier.
Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip "Volkswagen’" me drejtues shtetasen Elsida Deromemaj, ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në automjet.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, makina është përfshirë e gjitha nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në afërsi të mbikalimit në Panaja.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.