Teksa atentatet. vrasjet, plagosjet, trafikimi i lëndëve narkotike është në nivel alarmant, Policia "shet" si sukses kapjen e disa aparateve celularë të kontrabanduar.
Përmes një komunikate për mediat, Policia bën me dije se ka sekuestruar 36 aparate celulare dhe ka arrestuar 32-vjeçarin që i tregtonte në dyqanin e tij.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet B. K., banues në Tiranë.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit, në rrugën "Don Bosko", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara." thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.