Ndaj dhunës së ushtruar ndaj gazetari Adriatik Doçi pranë banesës së tij ka reaguar edhe rrjeti rajonal i gazetarëve Safejournalists, projekt i financuar dhe mbështetur nga Komisioni Evropain, ku bëjnë pjesë shoqatat e gazetarëvee të rajonit.
Përfaqësuesja e r"Safejournalists" në Shqipëri, Blerjana Bino tha se është thelbësore që autoritetet të hetojnë me shpejtësi rastin e të nxjerrin para drejtësisë autorin apo autorët e sulmit.
“Në Shqipëri kemi nevojë për masa më të mira mbrojtëse për gazetarët e sulmuar”, theksoi Bino.
Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon dhunën fizike dhe thekson se puna gazetareske nuk duhet të jetë kurrë arsye për një sulm kundër një gazetari. Gjithashtu u bën thirrje autoriteteve kompetente që të identifikojnë me kohë dhe të sanksionojnë në mënyrë adekuate autorët.
Sulmi ndaj Doçit u dënua edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili e quajti atë një akt barbar duke kërkuar reagimin sa më të shpejtë të autoriteteve ligjzbatuese.
Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi ndodhi pranë banesës së tij në Kamëz mesditën e të dielës së 13 Nëntorit, kur një person ende i pa identifikuar e ka goditur me grusht. Dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së tij.