Vizita në Romë, Rama takon kreun e Senatit italian

26 Shtator 2023, 20:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Romë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar fillimisht presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me kryeministren Giorgia Meloni.

Rama u shpreh se në qendër të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve

“Romë - Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Video