A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga finalja e Uefa Conference League Roma-Feyenoord që do luhet në "Air Albania", baret e kryeqytetit kanë filluar që sot të "pushtohen" nga tifozët e të dyja ekipeve.
Pamjet e videos së mëposhtme janë të sotmet, ku ultrasit e ekipit holandez janë ulur në një prej bareve të Tiranës. Ata po e shijojnë vizitën e tyre me këngë dhe pije, ndërsa bie në sy banerat e tyre me simbolikat e klubit.
Ultrasit e Feyenoord njihen si të dhunshëm dhe me huliganizëm të theksuar, ku nuk përjashtohet mundësia e një përleshjeje me tifozerinë italiane. E garantuar deri tani është se atmosfera gjatë këtyre ditëve do jetë e ndezur në kryeqytet.