Janë publikuar për herë të parë pamjet e atentatit ndaj 28-vjeçarit, Blerim Preçi, ngjarje e regjistruar mbrëmjen e 14 Majit në në zonën e Ishull-Lezhë.
Siç shihet në videon e TV Klan, kamera e sigurisë e një biznesi pak metra larg vendit të ngjarjes ka fiksuar momentin e atentatit. Pamjet tregojnë automjetin tip audi ngjyrë gri e autorëve lëviz pas automjetit tip ML ku udhëtonte Blerim Preçi së bashku me kushëririn e tij Klisman Preçi, dhe më pas, në një distancë të afërt qëllojnë me breshëri plumbash.
Fatmirësisht, asnjë prej plumbave nuk kapi dy të rinjtë. Ka qenë një manovër e 28-vjeçarit, Preçi i cili fillimisht ka nxjerr makinën nga rruga e më pas është hedhur, duke i shpëtuar plumbave të autorëve ende të paidentifikuar.
Kjo ishte hera e dytë që Blerim Preçi i shpëton një atentati. 2 javë para kesaj ngjarje, ai kishte rënë pre e një tjetër sulmi me breshëri automatike në qytetin e Laçit, ku sërish kishte shpëtuar pa lëndime.
Aktiviteti i 28-vjeçarit në Belgjikë si dhe konfliketet e mundshme që Preçi mund të ketë pasur, janë pista kryesore ku po heton policia.