
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit, pranë karburant "Kastratit" në zonën e Shkozetit.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit janë plagosur rëndë shoferi i botit që po furnizonte bombolën kryesore me gaz dhe punonjësi i karburantit. Si pasojë e shpërthimit të madh, dëmet kanë qenë të konsiderueshme, jo vetëm materiale, por edhe në njerëz, duke u shkaktuar të plagosurve plagë të mëdha në trup si pasojë e djegieve.
Të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombol gazi. Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.