RENEA dhe forcat e Policisë mësohet se kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm sërish në qytetin e Elbasanit, ku kanë ushtruar kontrolle për kapjen e 14 "kokave" të krimit, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë".
Burime bëjnë me dije se efektivët e RENEA-s kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa biznese dhe banesa në qytetin e Elbasanit.
Vlen të theksohet fakti se një pjesë e madhe e personave që janë ende në kërkim janë nga Elbasani, si dhe shumë dëshmi të dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj kanë lidhje me ngjarje kriminale të regjistruara në qytetin e Elbasanit.
Gjatë fundjavës, Policia ka ushtruar kontrolle dhe në qytetin e Durrësit, Fierit dhe Korçës. Një ndër emrat e njohur ku janë ushtruar kontrolle në bizneset e tij është ai i Xhevdet Troplinit.
18 personat që ndodhen në qeli
9 të akuzuarit që ishin në burg
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
9 të arrestuarit
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
14 personat e shpallur në kërkim:
1.Eljo (Ervis) Bitri
2.Festim Qoli
3.Alban Bengasi
4.Ervis Martinaj
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
8.Agron (Kamber) Mehja
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri)
10. Talo Çela
11. Agim Gjini
12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
13. Florenc Çapia
14. Abedin Mama (Dine Çami)