Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar dy foto nga takimi në zyrën e tij, teksa krahas tyre shkruan se kanë diskutuar për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë.
“Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”, shkruan Rama.
Me herët reagoi dhe kryediplomati i jashtëm grek, i cili bëri me dije se temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva europiane e Shqipërisë.
“Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale” - shkruan Dendias.
Gjatë konferencës së përbashkët me homolgen shqiptare, Olta Xhaçka, Dendias u shpreh se kanë marrë vendimin që çështjen e kufirit detar të përcjellin në Hagë.
“Kryeministrit Edi Rama do t’i përcjell edhe përshëndetjet e kryeministrit grek. Unë kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitetit të hapësirave detare në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçante.
Të dyja vendit dëshirojnë që të zgjidhim diferenca tona, kryesisht atë të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyrë e saktë për të zgjidhur divergjencat tona. Ne duhet të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është dicka që ne duhet të shkëputemi. Abrogimi i ligjit duhet të mbyllet sa më shpejt. Ne duhet të diskutojmë mbi çështjet praktike”, tha Dendias.