Finalja e “Conference League” pajton Veliajn me Dukën

23 May 2022, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Finalja e “Conference League” pajton Veliajn me Dukën

Finalja e “Europa Conference League” ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të bëjnë një “armëpushim” mes tyre.

Kështu, nesër ata do të jenë së bashku në sheshin “Skënderbej” ku në orën 10:45 do të bëhet ekspozimi i trofeut të UEFA Europa Conference League, ndërsa do të mbajnë nga një fjalim. Ceremoninë do të hapë Lorik Cana, ish-kapiten i kombëtares shqiptare të futbollit, gjithashtu edhe ambasadori i finales së Tiranës.

Zgjedhjet e 2 Marsit për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nxitur përplasje të forta mes presidentit aktual të FSHF, Armand Duka dhe kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Veliaj dhe Duka u përplasën kur ky i fundit garoi për një mandat të gjashtë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo për Erion Veliajn ishte e papranueshme. Zgjedhjet u zhvilluan mes debatesh të ashpra. FSHF u ankua në FIFA dhe UEFA për ndërhyrje dhe kërcënime nga politika, ndërsa Duka mori mandatin e gjashtë si kreu i FSHF-së.


Video