Video TRONDITËSE/ ‘Çmendet’ i riu në Vlorë, përplas disa herë një makinë!

23 June 2025, 13:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video TRONDITËSE/ ‘Çmendet’ i riu në Vlorë,
Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e 'Skelës' në Vlorë, ku një përplasje mes dy automjeteve ka përfunduar në një konflikt të dhunshëm mes drejtuesve.

Pas përplasjes fillestare, njëri prej shoferëve, një i ri në moshë që drejtonte një automjet tip "Benz", ka goditur me qëllim disa herë makinën tjetër, duke e nxjerrë atë nga rruga.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit të sulmuar ka arritur të largohet me shpejtësi nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që kreu veprimet agresive.

Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Video e marrë nga joq:

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të përfshirëve.

Ngjarja ka tronditur qytetarët dhe turistët e Vlorës pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe në një moment të ditës që ka shumë lëvizje.


Video