EMRI/ Me të shkuar kriminale, kush është BIZNESMENI që plagosi të riun në Shkodër!

23 Qershor 2025, 09:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

49-vjeçari dyshohet se ka qëlluar pas një konflikti të çastit ndaj të riut Jozef Çeka. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me një plagë të lehtë.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe forcat e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Paulin Fusha rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë.

Video