Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, 3 të plagosur në Vlorë, një në gjendje të rëndë

22 June 2025, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, 3 të plagosur
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Qishbardhë të Vlorës.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy mjete. Mësohet se mjeti tip "Audi A3" ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një kamion.

Nga përplasja janë plagosur 3 persona ndër të cilët një është në gjendje të rëndë.

Më tej bëhet me dije se ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.  Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.


Video