Plagosje me armë zjarri në Shkodër

23 June 2025, 07:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me armë zjarri në Shkodër
Policia e Shkodrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, ku dyshohet se shtetasi P. F., 49 vjeç, ka qëlluar me armë ndaj J. Ç., 26 vjeç. I riu është dërguar menjëherë në spital dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij po vijojnë në disa zona të Shkodrës dhe përreth.

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Video