Evakuohen nga Izraeli katër shqiptarë të tjerë

23 June 2025, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evakuohen nga Izraeli katër shqiptarë të tjerë
Igli Hasani

Katër qytetarë të tjerë shqiptarë, që kishin mbetur të bllokuar në Izrael, janë evakuuar me sukses.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani bën me dije se dy u evakuuan përmes Jordanisë, ndërsa dy të tjerët nga Egjipti.

Hasani thekson se po vijojnë të ndjekin me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptare të prekur, të cilët kërkojnë ndihmë nga institucionet. 

“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falenderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Avivi për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, njofton ministri.

Disa ditë më parë, u bë i mundur edhe evakuimi i 5 shqiptarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në Izrael pëer arsye turistike dhe profesionale.


Video