VIDEO/Shtypi dy policë me "Range", momenti kur efektivët ndjekin me vrap autorin

10 June 2022, 00:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/Shtypi dy policë me "Range", momenti kur efektivët
Vendngjarja

Dalin pamjet nga momenti kur efektivët e Policisë së Durrësit ndjekin me vrap personin që shtypi me makinë kolegët e tyre. Siç duket edhe nga pamjet, pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas me vrap.



Ai vrapon rrugëve të qytetit për t'u humbur gjurmëve të Policisë së Shtetit por nuk ia ka dalë, ndërsa miku i tij është zhdukur pa lënë gjurmë. E gjithë ngjarja mendohet se ka ndodhur pasi dy efektivët që ishin në patrullë i kishin bërë shenjë për ndalin personit që është prangosur nga Policia, pasi po lëvizte edhe në sensin e kundërt, por ai i ka dhënë gaz makinës, duke i lënë të plagosur po fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.


Video