Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme nw Durrws, pasi një makinë “Range Rover” nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, por ka përplasur dy efektivët.
Sipas policisë, automjeti që lëvizte në krah të kundërt nuk i është përgjigjur urdhrit për të ndaluar dhe ka përplasur dy efektivë, ku njëri prej tyre ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur të kapin njërin nga autorët të cilit i është kapur një armë zjarri me vete, ndërsa personi i dytë është në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Një automjet lëviste në sens të kundert. Forcat operacionele të Dvp Durres i kanë bëre shenje te ndalojë por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen duke përplasur dy punonjës policie, ku njëri polic ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat operacionale të DVP Durres janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili ështe kapur me armë zjarri pistoletë. Vijon ndjekja për kapjen e personit tjeter.