Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Buzmadh-Fier.
Burime bëjnë me dije se dy automjete tip “Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona dhe kanë mbetur të plagosur katër të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në fshatin Buzëmadh.
Mësohet se dy viktimat dhe një prej të plagosurve udhëtonin me një automjet, ndërsa tre të plagosur e tjerë udhëtonin me mjetin tjetër. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar.
Katër të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet identi i viktimave dhe të plagosurve.
Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.