Saimir Tahiri kërkon lirimin se i rrezikohet jeta, jepet vendimi i Gjykatës së Lartë

9 June 2022, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Saimir Tahiri kërkon lirimin se i rrezikohet jeta, jepet vendimi i
Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkoi lirimin nga burgu. Tahiri pretendon se në qeli i rrezikohet jeta, por lirimi i tij është refuzuar nga Gjykata e Lartë.

Saimir Tahiri aktualisht vuan dënimin në burgun e Fierit, pasi qëndroi afro një jave në qelitë e paraburgimit 313 në kryeqytet. 

Pas një seancë maratonë Gjykata e Posaçme e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për "Shpërdorim të detyrës" me të njëjtin dënim u dënua edhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar dënimi i tyre u ul në 3 vite e 4 muaj burgim dhe në ndryshim nga vendimi i mëparshëm që dha ish Gjykata e Krimeve të Rënda Tahirit iu hoq pezullimi me shërbim prove por u vendos të qëndrojë në burg.


Video