Protesta e paralajmëruar për rritjen e çmimit të naftës ka dështuar. Ditën e djeshme shoqëria civile i bëri thirrje qytetarëve që të fikin automjetet në orën 12:00 dhe në këtë mënyrë të protestojnë kundër vendimit të Bordit të Transparencës të ngritur nga Edi Rama i cili ditën e djeshme vendosi çmimin e naftës në 258 lekë për litër, nga 248 lekë që ishte.
Qytetarët e Elbasanit thotë se makinën e ka kyçur në shtëpi, madje ja ka hequr edhe gomat që mos i “prishet mendja për ta ndezur.
"Që nesër jam gati të dal në protestë. Makinën e kam mbyllur brenda në shtëpi. Biles makinës ja kam hequr edhe gomat që mos më çojë mendja që ta ndez. Populli ka vdekur nuk ka kush cohet më këtu në Shqipëri”, tha taksist teksa lëviz me biçikletë.