Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku ka mbetur i plagosur një punonjës policie. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, Sokrat Muho ka mbetur i plagosur në kokë, pasi është sulmuar dhe goditur me levë në kokë.
Ende nuk dihen të dhëna në lidhje me konfliktin dhe shkaqet e këtij sulmi ndaj punonjësit të policisë. Efektivi i policisë është transportuar në urgjencën e spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.