Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Territori i Shqipërisë është përfshirë prej dy ditësh nga moti i keq me rrebeshe shiu, teksa parashikohet që ato të jenë prezente dhe ditën e nesërme.
Mesditën e kësaj të enjteje, shoqëruar me reshjet e shiut janë regjistruar dhe shumë shkarkesa elektrike në disa qytete të vendit.
Siç shihet nga “Windy”, zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Shkodra, Tirana, Berati dhe Vlora, por edhe Pogradeci. Ndërkohë, do të ketë një rënie të temperaturave të ajrit duke u luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C