Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi me protagonist një 29-vjeçar shqiptar. Ku i fundit është arrestuar nga policia për shkak të veprimeve të tij të paprecedenta në Pagrati.
Në pamjet janë publikuar nga mediet greke, i riu shfaqet me një sëpatë në dorë, teksa shan dhe kërcënon qytetarët, si dhe efektivët e policisë. Ai ka shkaktuar dhe dëme me sëpatë tek makinat që ishin në lëvizje.
Policia është thirrur nga banorët e zonës dhe në një kohë shumë të shkurtër ka shkuar në vendngjarje. Ata i kërkuan të hidhte sëpatën , por ai i ofendoi dhe i kërcënoi. Pas disa minutash, policia ka mundur që ta neutralizojë shqiptarin dhe ta vërë në pranga. Atij iu gjetën një sëpatë si dhe një thikë rreth 29 cm e gjatë.
