Pushuesit dynden drejt Vlorës, trafik i rënduar në disa akse

5 June 2022, 12:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pushuesit dynden drejt Vlorës, trafik i rënduar në disa akse

Dyndja e pushuesve vendas dhe të huaj drejt Vlorës ka sjellë paralizim të qytetit.

Akset në të cilat ka trafik të rënduar janë Lungomare, Transballkanike, ndërsa aksi më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës.

Radhët e automjeteve janë të gjata, Policia rrugore dhe ajo e rendit ndodhen në teren për të normalizuar situatën.

Byepassi i Vlorës mbetet jashtë funksionit deri në korrik.


Video