Aksi Kardhiq-Delvinë hapet për qarkullim më 2 korrik

5 June 2022, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksi Kardhiq-Delvinë hapet për qarkullim më 2 korrik

Ditën e sotme, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi  punimet në tunelin e Skërficës.

Ministrja Balluku tha se punimet në tunelin e Skarficës janë drejt përfundimit. 

Ministrja bëri të ditur se në datën 2 korrik aksi Kardhiq-Delvinë do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

"Ecuria e punimeve të infrastrukturës po ecin si duhet, gjithçka po realizohet siç duhet, pavarësisht kësaj duke marrë parasysh dhe rritjen e kostove, në materialet e ndryshme, në hekurin, çelikut. Inspektimi i radhës do të realizohet në datën 2 korri. Ne do të jemi gati që në datën 2 korrik të heqim betontë, dhe të jetë e hapur për qarkullimin. Ecuria e punimeve të infrastrukturës po ecin si duhet, gjithçka po realizohet siç duhet, duke marrë parasysh dhe rritjen e kostove, në materialet e ndryshme, në hekurin, çelikut", u shpreh Balluku.

I pranishëm në inspektim ishte edhe kreu i ARRSH Evis Berberi i cili bëri të ditur detaje sa i takon ritmit të punimeve dhe fazën në  të cilën ndodhën.

"Një tunel që është në fazën e fundit të betonimit, është pothuajse drejt fundit ,jemi në përfundimit të vendosjes së rrjetit elektrik, ndriçimit, sistemit elektro-mekanin, ventilatorëve, kemi të bëjmë me një vepër të kategorisë C2", tha Berberi.

Për Kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Golemi, ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.


Video