VIDEO/ Masakroi me thikë babain, ARRESTOHET 25-vjeçari në Durrës!

28 October 2025, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Masakroi me thikë babain, ARRESTOHET 25-vjeçari në

Është arrestuar pas gati 2 orësh në kërkim 25-vjeçari, i cili masakroi me thikë babain e tij brenda banesës.

Krimi ndodhi rreth orës 13:00 në fshatin Shkallnur të Durrësit, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak minuta më parë në zonën e plazhit.

25-vjeçari me iniciale M. K., dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur”, informoi policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa viktima, 69-vjeçari me iniciale P. K., ndërroi jetë rrugës për spital si pasojë e plagëve të marra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video