Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori

28 October 2025, 12:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet
Pamje nga vendngjarja

Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 


Video