Shtyhet seanca për Veliajn, avokati kërkon kohë të njihet me aktet

28 October 2025, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për Veliajn, avokati kërkon kohë të njihet me
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme nuk mundi as këtë te martë të nisë shqyrtimin paraprak të çështjes ndaj ish-kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Seanca u shty për më 12 nëntor. Shkak u bë kërkesa e avokatit, Artan Gjermeni, për t'iu dhënë kohë të njihet me aktet e dosjes.

Gjermeni do të jetë pjesë e ekipit të avokatëve që do të mbrojë interesat e kryebashkiakut.


Video