Shtyhet seanca për Ilir Metën, mungonte avokati i Kryemadhit

28 October 2025, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për Ilir Metën, mungonte avokati i Kryemadhit
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë këtë të martë për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit. Seanca është shtyrë për më datë 11 nëntor.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritej të vendoste nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Ish-presidenti Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.

Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar kërkesat e Metës për ndryshimin të masës së sigurisë ndërsa më 16 tetor, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit për të njëjtën kërkesë.


Video