Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, shoferi ishte në gjendje të dehur, arrestohet

28 October 2025, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, shoferi
Pamje nga vendngjarja

Policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit Haiti Bajramaj që përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë.

Sipas autoriteteve shoferi po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa mbi të rëndojnë dy vepra penale.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”, njofton policia.

 

 


Video