Djali VRAU babanë në Durrës, POLICIA: Në kërkim të 25-vjeçarit!

28 October 2025, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djali VRAU babanë në Durrës, POLICIA: Në kërkim të
Durrës

Policia ka dhënë një informacion zyrtar për vrasjen në Durrës.

Sipas policisë, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.


Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


Video