Detaje nga ATENTATI ndaj punonjësit të Tatimeve në Shkodër: Sapo hipi në makinë...

28 October 2025, 13:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga ATENTATI ndaj punonjësit të Tatimeve në Shkodër:
Enea Busukja

Rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi” të Shkodrës ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar Enea Busukja 38-vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lënda plasëse është vendosur në një motorr të parkuar afër automjetit me të cilin do lëvizte i plagosuri Buzukja.

Detaje nga ATENTATI ndaj punonjësit të Tatimeve në Shkodër:

Sapo punonjësi i Tatimeve ka dashur që të hipë në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i motorrit që ka sjellë edhe plagosjen e Enea Buzukjas, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka një plagë në dorë.

Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Dragoç, në njësinë Postribë. Policia dyshon se është e autorëve.


Video