VIDEO / Makina përplas “LIVE” gazetarin teksa raportonte, ai nervozohet dhe shikoni çfarë bën!

19 Shtator 2023, 16:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari Arsen Rusta përplaset nga makina

Gazetari Arsen Rusta është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke raportuar “live” përpara godinës së SPAK-ut në Tiranë.

Makina shihet në video teksa ecën mbrapsht dhe përplas gazetarin, fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Ky i fundit në nerva e sipër e godet makinën me grusht dhe thotë “tashi edhe shofer që të shtyp drejtpërdrejt...Ju kërkoj ndjesë”.

Trafiku i madh në këtë rrugë dhe prania e lartë e medieve duket se e vështirëson punën e gazetarëve, pasi kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh. Më herët edhe gazetarja Anila Hoxha është përplasur në të njëjtën mënyrë.



Video