Gjobat e makinave kalojnë online, njoftimin do e merrni me “SMS”

19 Shtator 2023, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Gjobat për shkeljet e kodit rrugor tashmë do të kalojnë “online”, dhe do të mund të kontrollohen përmes “e-Albania”.

Në portalin qeveritar, shoferët do të kenë mundësi të shohin në kohë reale shkeljet për të cilat janë gjobitur, si dhe pasi të regjistrojnë numrin e telefonit dhe e-mailin do të njoftohen në kohë reale për sanksionin.

“E-gjoba lidhet me portalin e-albania në kohë reale dhe qytetari njoftohet te rubrika e njoftimeve për gjobën ku i jepen të dhëna për datën, vendin, targën e mjetit, shkeljen dhe masën administrative që ka marrë. Ndërsa tek rrubrika dokumentet e mia i del masa që ka marrë. Çdo qytetar të konfirmojë në portalnumrin e telefonitdhe e-mailin dhe njoftimi i gjobës do ti shkojë edhe në telefon me SMS ose në email”, tha Altin Qato, Drejtor i Policisë Rrugore.

Edhe kryeministri Edi Rama thotë se ankesat e qytetarëve marrin zgjidhje me këtë teknologji.

“Merr zgjidhje ankesa e qytetarëve për gjobat e Policisë Rrugore. Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefonin tuaj, përmes e-Albania”, shkruan Rama.

Video