Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi banesa në të cilën jetonte në Tiranë është shkrumbuar nga flakët. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ramazan Duka.
Ai jetonte prej rreth një viti në këtë banesë me qira me familjen e tij. Mbrëmë ka qenë vetëm në banesë. E gjithë banesa është djegur, të treja dhomat.
Viktima ka pasur dhe dy familje të tjera ngjitur, të cilët në momentin e ngjarjes nuk kanë kuptuar asgjë.
Video e marrë nga bw
Ka qenë policia që i ka lajmëruar se çfarë ka ndodhur. Komshinjtë thonë se nuk e njohin për shkak se është i ri në pallat. Viktima ishte i pa punë.