"Nuk më tha as natën...', RRËQETH i dashuri i 18-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: Mamaja e saj... (FOTO)

25 November 2023, 09:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk më tha as natën...', RRËQETH i dashuri i
Stela

Mbrëmjen e djeshme një 18-vjeçare shqiptare është aksidentuar duke humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi.

I dashuri i 18-vjeçares ka rrëfyer për mediet greke momentin e tmerrshëm kur ai dhe familja e vajzës morën vesh lajmin tragjik.

"I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një selfie dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha as natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes", shprehet i prekur i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pas liqenit të Vouliagmenit.

Ajo ishte nisur të merrte kushërirën e saj për një udhëtim pas punës. Aksidenti i kushtoi jetën jo vetëm shqiptares por edhe kushërirës së saj 23-vjeçare./Marrë nga Protothema



Video