Po lëvizte me biçikletë, qytetarit i bie të fikët dhe shembet në tokë

24 November 2023, 20:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po lëvizte me biçikletë, qytetarit i bie të fikët dhe
Foto nga vendngjarja

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit.

Me të marrë njoftim në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa personi është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen arsyet pse të aksidentuarit i humbën ndjenjat.


Video