Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur pak çaste më parë në ambientet e Prokurorisë Speciale.
Sipas masës së dhënë nga GJKKO, ish-ministri Beqaj është me “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i lëvizjes jashtë vendit”, dhe duhet të paraqitet në SPAK çdo ditë të premte.
Ai është nën hetim për aferën mbi 100 milionë euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, pasi akuzohet se ka dështuar të vërejë fryrjet e mëdha të kostove që janë bërë duke i shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit.