Ndarja nga jeta e aktorit të humorit, reagon për herë të parë djali i tij, Julian Deda!

24 November 2023, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndarja nga jeta e aktorit të humorit, reagon për herë të
Në foto: Zef Deda

Julian Deda, djali i aktorit të humorit Zef Deda ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen nga jeta të babait të tij.

Ndarja nga jeta e aktorit të humorit, reagon për herë të

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se homazhet do të bëhen në Teatrin “Migjeni”, aty ku edhe ka qenë shtëpia e tij e dytë.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda. Homazhet do bëhen nesër (e Shtunë, 25 Nëntor) në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe shtëpia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas percjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit”, shkruan Julian Deda.

Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Zef Deda mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Mjeshtri i madh i humorit është ndarë nga jeta ditë e sotme.

Dy djemtë e aktorit, Julian dhe Mario Deda kanë vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie në rrjetet sociale.


Video